Jemen: Kryeministri kthehet nga ekzili në Arabinë Saudite

  • 01 August 2015 - 18:04
Jemen: Kryeministri kthehet nga ekzili në Arabinë Saudite

Kryeministri i Jemenit, Khaled Bahah, është kthyer nga ekzili në Arabinë Saudite, pasi sot ka arritur në qytetin port Aden.

Bahah është zyrtari më i lartë në qeverinë në ekzil, i cili ka arritur për vizitë në Aden, prej se luftëtarët lokalë i kanë dëbuar kryengritësit shiitë huthi, që mbështeten nga Irani, transmeton rel

Stacionet televizive arabe thanë se disa anëtarë të kabinetit, po ashtu, kanë udhëtuar së bashku me kryeministrin Bahah, i cili e mbanë edhe postin e zëvendëspresidentit.