Çifti i pushuesve shpëton nga mbytja

  • 01 August 2015 - 19:02
Çifti i pushuesve shpëton nga mbytja

Një çift pushuesish kanë rrezikuar të mbyten në një nga plazhet e Durrësit.

Çifti i bashkëshortëve janë shpëtuar nga roja bregdetare dhe policia kufitare, të cilët u kanë dhënë ndihmën e parë në bregdet. Më pas, ata janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se çifti është larguar në thellësi dhe kanë pasur vështirësi për të dalë sërish në breg, transmeton Shekulli.