Xhamia e Madhe, më e vjetër se xhamitë e Stambollit

  • 01 August 2015 - 19:23
Xhamia e Madhe, më e vjetër se xhamitë e Stambollit

Kupolat e saj janë mahnitëse

Kjo xhami ka arkitekturë shumë të pasur dhe një ndërtim të kupolave që është karakteristikë orientale,  në veçanti e stilit osman, që është bartur në shumë rajone të shteteve islame, apo më mirë të themi të shteteve myslimane kudo në botën islame”, ka thënë Bahri Sejdiu, imam në këtë xhami

Njerëz të shumtë ishin mbledhur, si brenda ashtu edhe në oborrin e saj, për të falur namazin e xhumasë. Nuk ishte hera e parë që ata bënin namaz jashtë në oborr, pasi që, sado që ishte e madhe, ajo nuk i zinte. Është kjo xhamia e Sulltan Mehmet Fatih, apo siç e quan populli Xhamia e Madhe, e që është njëra prej xhamive kryesore në Prishtinë. Dukej tejet e bukur, me kupola të thella, të cilat ishin të vizatuara dhe të shkruara në një mënyrë tejet interesante. Nga jashtë e tëra ishte ndërtuar nga gurët dhe kishte dritare në formë gjysmë të rrumbullakët. Nga kjo vërehej se i takon një periudhe tejet të vjetër, por që është ruajtur mjaft mirë. (Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)