Në mbrojtjen e Policisë, vazhdon ndërtimi i varrezave katolike në Llapushnik

  • 01 August 2015 - 20:01
Në mbrojtjen e Policisë, vazhdon ndërtimi i varrezave katolike në Llapushnik

Mosmarrëveshjet mes komuniteteve fetare në Llapushnik duket se janë shuar. Kështu së paku përmes një komunikate njoftoi ditë më parë përfaqësuesi i fshatit, Ramadan Gashi. Por, gjithsesi Policia është aty vazhdimisht dhe ruan në çdo kohë punonjësit e një kompanie private që po kryen punimet në varrezat katolike, raporton KTV.

Rasim Gjota, udhëheqës i punimeve, shprehet se pas marrëveshjes nuk janë penguar nga askush. Ai nuk flet shumë se çfarë planifikon komuniteti katolik të ndërtojë në këtë zonë, por thotë se tash për tash detyrë e kanë të ndërtojnë vetëm murin rrethues, ashtu siç është kërkuar prej tyre.

Pavarësisht se gjithçka duket qetë, mbrapa kamerave punëtorët i kanë thënë KTV-së se janë të shqetësuar nga presioni që po u bëhet atyre nga banorët e fshatit.