Veteranët protestojnë të hënën

  • 01 August 2015 - 21:54
Veteranët protestojnë të hënën

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë këtë të hënë më 3 gusht në Prishtinë. Protesta sipas organizatorëve po ndodh për shkak të vonesave në publikimin e listave përfundimtare të veteranëve.
Fillimi i javës së ardhshme do i gjejë veteranët e UÇK’së në rrugë. Kjo pasi ata pritet të protestojnë në sheshin ‘Skenderbeu’ në Prishtinë duke filluar nga ora 12:00. Në protestë do të kërkohet publikimi sa më i shpejtë i listave përfundimtare të veteranëve nga ana e Komisionit Mbahet takimi i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK’së.

Lajmi është bërë publik në Facebook, nga Xhevdet Qeriqi i cili drejton Këshillin për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK’.së

“Bashkëluftar të nderuar, ju njoftoj se ditën e hënë me datë 03.gusht 2015 duke filluar nga ora 12.00 bashkë në PROTESTË. Protesta mbahet në sheshin Skenderbeu në Prishtinë. Arsyeja e kësaj proteste është vonesat e pakuptimta të listave pëfundimtare që po bëhen nga komisioni qeveritar për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së. Poashtu kerkese tjeter do të jet fillimi i zbatimit te ligjit per veteranet e luftës të UÇK-së. Me respekt!", ka shkruar Qeriqi në Facebook.