Shqiptarët e Britanisë “ua shohin sherrin” refugjatëve në Lamansh

  • 01 August 2015 - 22:15
Shqiptarët e Britanisë “ua shohin sherrin” refugjatëve në Lamansh

Edhe shqiptarët e Britanisë janë prekur nga kriza e emigrantëve në dy anët e kanalit të La Manshit, mes Francës dhe Anglisë. Një pjesë e mirë e tyre kanë pasur vonesa të mëdha dhe pritet të kenë edhe në ditët dhe javët në vijim, në përpjekje për të hyrë në continent.

Ndërkohë, shumë prej tyre janë detyruar që të ndryshojnë itinerarin e kthimit në Britani përmes porteve të tjera, franceze apo të vendeve fqinje, në kthimin me makina nga Shqipëria apo Kosova.