Aksion për rritjen e çmimit të fasules në Kosovë (Foto)

  • 01 August 2015 - 22:47
Aksion për rritjen e çmimit të fasules në Kosovë (Foto)

Sikur shumë shpesh ulen çmimet në Kosovë dhe për këtë bëhet shumë reklamim.

Marketet në Kosovë tashmë e kanë bërë traditë që çmimet t’i ulin shumë shpesh, edhe pse vazhdimisht ka ankesa nga qytetarët se e njëjta nuk ndodh edhe kur paguajnë tek arka, raporton lajmi.net.

Por, ajo që ka ndodhur të shtunën është mjaftë e çuditshme.

Në një nga marketet në Kosovë është parë aksion, por kësaj radhe për rritje të çmimit.

Nga 0.99 cent sa ka qenë një kilogramë fasule është bërë në 1 euro e 99 cent, e për këtë është vendosur edhe letra.

Ofertë speciale shkruan aty

aksion çmimi por për rritje