Kjo është gjendja e pikë-kalimeve kufitare me Serbinë

  • 02 August 2015 - 10:44
Kjo është gjendja e pikë-kalimeve kufitare me Serbinë

Si vazhdimësi e njoftimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, lidhur me disa pikë-kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, sot (ora 10:30) gjatë vikendit janë krijuar përsëri  kolona me pritje prej kohëzgjatjeve të ndryshme, por më të shkurtra për momentin se një ditë më parë.

Policia e Kosovës thotë se është duke punuar me numër të shtuar të personelit policor në pika kufitare me qëllim të aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, për ti shmangur pritjet e gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve, bashkatdhetarëve tanë kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar.

"Informacionet e orës 10:30 tregojnë se në Merdare (Podujevë) në hyrje kolona është e gjatë rreth ( 1 km), ku pritjet janë ( 1 – 2 orë), ndërsa në dalje kolona është më pak se (1 km),  dhe pritjet zgjasin  rreth (1 – 1.50 orë), varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan) si në hyrje ashtu edhe në dalje nuk ka kolona të gjata  ku pritjet momentalisht zgjasin rreth (10 – 20 minuta).

Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë)  dhe pikë-kalimi kufitar Muqibabë –(Gjilan)  në hyrje dhe në dalje nuk ka fare pritje të , gjata, përveç pritjeve normale afërsisht deri në (05-10) minuta.

Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret se, ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ku nuk ka pritje apo ka më pak pritje, ti shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata.

Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolona-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve  për kalim kufitar", thuhet në kumtesë.

(Kosova Sot)