Zhgënjimi i turistëve, ikin nga Saranda e Ksamili, ja arsyeja

  • 02 August 2015 - 11:25
Zhgënjimi i turistëve, ikin nga Saranda e Ksamili, ja arsyeja

Ky çift turistësh italianë në 53 vite martesë kanë vizituar më shumë se 60 vende të ndryshme, dhe këtë vit zgjodhën të eksploronin Shqipërinë.

Gojëdhana e treguar nga një i afërm se jugu i shqipërisë ka plazhet më të bukura në Ballkan nuk rezultoi e tillë. Ksamili që ishte parashikuar si vendi ku do të qëndronin, u shndërrua në një torture perballjesh me betonin.

” Ishte parashikuar që të qëndronim në Ksamil por ia mbathëm që aty. Erdhëm për detin, plazhet e jugut të Shqipërisë, por u larguam nga Saranda apo edhe nga Ksamili pasi kishte shumë njerëz shumë rrëmujë dhe shumë ndërtesa të panevojshme, transmeton oranews.

“Nga Shqipëria më pëlqyen shumë qytetet historike, si Gjirokastra apo Berati, Butrinti apo apolonia. Por nëse flasim për pazhin ai nuk ekziston më, ka beton që shkon deri në breg të detit , ka shumë çimento këtu. Saranda e Ksamili më kanë zhgënjyer shumë. Nuk e prisja një shkatërrim të tillë”

Qytetet historike mbeten një ndër atraksionet kryesore për turistët e huaj, e sigurish natyra që gërsheton në një panoramë bregdetin dhe malet.

“Vij nga Belgjika dhe për mua është hera e parë që vij këtu. Kam vizituar Beratin, Gjirokastrën dhe më kanë pëlqyer shumë. Ka shumë vende të bukura historike që mund të vizitosh, duke veçuar këtu natyrën,me lumenjtë dhe luginat që është e mrekullueshme. Ndërsa plazhet janë pak të zhurmshëm por nëse kërkon, diçka mund të gjesh edhe aty”

“Sot kemi mbërritur në Tiranë, dhe po kërkojmë një giudë për të gjetur destinacionet. Kemi dëshirë të shkojmë në Berat na kanë thënë që është shumë bukur”

Ndërsa An nga Austria ka zgjedhur të vizitojë Shqipërinë, pas frymëzimit që ka marrë pasi ka lexuar veprat e Ismail Kadaresë. Objektet që i kanë lënë më së shumti mbresë jane piramida apo edhe ish vila e diktatorit Enver Hoxha.

“Është hera ime e parë në Shqipëri, dhe e kam zgjedhur për ta vizituar pas librave që kam lexuar nga Ismail Kadare. Ajo që më la më shumë mbresa ishte Piramida, forma e saj unike, njerëzit që rrëshqisnin në të. Gjithçka shumë bukur, por edhe rezidenca e diktatorit Enver Hoxha më pëlqeu shumë. Do të rikthehesha sërsih në Shqipqri, ka një bashëkjetesë të çuditshme mes gjërave historike, dhe godinave shumë katëshe këtu, dhe më pëlqen.