Haradinaj bëri homazhe në Kamenicë

  • 02 August 2015 - 13:46
Haradinaj bëri homazhe në Kamenicë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i shoqëruar nga kryetari i degës së AAK-së Lulzim Leci, si dhe me strukturat e partisë, sot bëri homazhe te lapidari i dëshmorit Rrahim Beqiri - RROKI, në fshatin Kopernicë, dhe në varrezat e Dëshmorëve të Komunës së Kamenicës, kjo në përvjetorin e rënies së tij. 
Ai poashtu ishte për vizitë në familjen e dëshmorit të kombit Asllan Thaçi. 
Kryetari Haradinaj me bashkëpunëtorë pati takime me qytetarë e Kamenicës ku u bisedua për proceset, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet qytetari i Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot)