Mustafa beson në votimin e Speciales

  • 02 August 2015 - 14:06
Mustafa beson në votimin e Speciales

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, beson se numri i votave për ndryshimin e amendamenteve kushtetuese, që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale për Krime të Luftës, janë në Kuvendin e Kosovës.

Kuvendi nesër do të debatoj dhe votoj lidhur me këtë çështje.

Kryeministri Mustafa ketë deklaratë e ka bërë pas një aktiviteti që ka zhvilluar me të rijnë, të cilët jetojnë jashtë Kosovës.

Mustafa nuk ka dashur të flas asgjë me shumë në këtë drejtim, por ka theksuar se mbetet të shihet se si do të zhvillohet seanca e nesërme e Kuvendit të Kosovës.

“Është një ligj i cili është aprovuar vitin e kaluar me mbi 2/3 e votave të deputetëve të kuvendit, të cilin ne kemi marrë obligim që ta plotësojmë këtë kërkesë të komunitetit ndërkombëtar. Prandaj, s’është gjë kjo tjetër përveç përplotësimit të zotimeve tona, që i kemi dhënë ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe zotimet të cilat ne i kemi përcaktuar me ligj”, u ka thënë sot Isa Mustafagazetarëve në Prishtinë.