Vdes vajza një vjeçe, babai fsheh trupin mes plehrave

  • 02 August 2015 - 15:18
Vdes vajza një vjeçe, babai fsheh trupin mes plehrave

Pas vdekjes së një vjeçares Ember Warfel, e cila ndërroi jetë rreth një muaj e gjysmë më parë, dhe që të mërkurën e kaluar u gjet në fazë dekompozimi në djepin e saj, në një dhomë të mbushur me mbeturina, fshihet mister.
E vetmja gjë e sigurtë që dihet është mendja e luhatur e babait të saj, Eric Warfel, i cili pa të vdiste një fëmijë për herën e dytë.
Ai u arrestua në të njëjtën ditë që u zbulua trupi i së bijës teksa bënte shopping në një qendër tregtare në Medina, të Ohio (SHBA), bashkë me vajzën tjetër 7 vjeçare.
Eric i tha policisë së vajza kishte vdekur më 18 qershor dhe se nuk kishte njoftuar as mjekët dhe as policinë, por se e kishte mbushur dhomën me plehra, në mënyrë që të mbulont erën e rëndë të trupit të dekompozuar, transmeton noa.
Gjithçka për t’i fshehur tragjedinë ish-gruas, nëna e dy vajzave të tij e cila jeton në New York.
Zbulimi u bë nga një teknik që po rregullonte një defekt në shtëpi dhe që teksa i ra një kavo, zbuloi trupin e së miturës në dhomë.
Vajza 7 vjeçare ju besua gjyshërve, ndërsa trupi i një vjeçares po i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Edhe në mars të vitit 2013, familja Warfel u përball me një tragjedi të tillë, ku vogëlushi 5 muajsh Erin Delynn vdiq në mënyrë të mistershme dhe që në spital, u tha se ishte vdekje e pashpjegueshme.
Ndaj kryefamiljarit vijojnë hetimet për të përcaktuar se cili është roli i tij, në të dy rastet.