Skamja nuk i ka lënë derë

  • 02 August 2015 - 15:36
Skamja nuk i ka lënë derë

Në barakë hyjnë insektet e gjithçka tjetër

Gjylizare Ajvazit i ka vdekur burri para ca muajsh, duke e lënë në gjendje të mjerueshme. Ajo ka dhimbje në gjithë trupin, pasi jeton me të birin në një barakë, ku nuk ka as kushte elementare për të jetuar. Nuk ka shtrojë e mbulojë, orendi, mungon gjithçka, shpesh edhe buka e gojës

Në një objekt banimi të improvizuar, që në fakt është njëra nga barakat e ish-Qendrës për punë sociale në Prishtinë, është e strehuar tash e disa vite familja Ajvazi nga fshati Hajkobillë e Komunës së Prishtinës. E zonja e shtëpisë, nënë e një fëmije, Gjylizare Ajvazi, rrëfeu për gjendjen e mjerueshme nëpër të cilën po kalojnë tash e disa vite, si pasoj e mungesës së parave. Gjylizarja tregon se si po bënë këtë jetë në kushte të tmerrshme së bashku me djalin e vetëm të saj, përderisa shpjegon se gjendja i është bërë edhe me e padurueshme pas vdekjes së bashkëshortit, i cili ka vdekur para disa muajsh. Fjalët e saja ishin të rënda për t’u dëgjuar, por në anën tjetër, ajo që shihej nuk donte koment. Bëhej fjalë për një ambient ku nuk mund të besohej se mund të bëhet jetë njeriu.(Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)