Pas Orës, Veliaj nis punën për Monumentit e Pavarësisë

  • 02 August 2015 - 15:46
Pas Orës, Veliaj nis punën për Monumentit e Pavarësisë

Duket se kryebashkiaku i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur detyrën e tij duke u marrë me kthimin e identitetit të shumë monumentëve që janë pjesë e kryeqytetit.
Ditën e sotme punonjësit e bashkisë janë parë duke u marrë me rregullimin dhe kthimin e shkëlqimit të Monumentit të Pavarsisë, i cili u kthye në epiqendër të hajdutëve të skrapit, dhe herë herë në banjo publike.
Punonjësit e bashkisë do punojnë për të rregulluar pjesët e amortizuara dhe për të fshirë mbishkrimet. Restaurimi do të zgjasë disa ditë. Vetë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm pasditen e sotme për të ndjekur mbarëvajtjen e punës
Monumenti i vendosur në qendër të Tiranës me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë ka pësuar dëmtime të mëdha brenda 3 vitesh.