Bashkimi kombëtar në Diasporë

  • 02 August 2015 - 17:02
Bashkimi kombëtar në Diasporë

Sami Thaqi: “Ne nuk ishim vetëm mësues, por veprimtarë të kauzës”

Para pak ditësh në Pejë u mbajt seminari i XI mbarëkombëtar i mësimit plotësues të Disaporës shqiptare. Aty mori pjesë edhe mërgimtari Rifat Hamiti, i cili jeton në Dysedorf të Gjermanisë. Ai shprehet se emocionohet sa herë vjen në Pejë. Ai ka lindur dhe është rritur në Mushtisht dhe shprehet se emocionohet sa herë vjen në Pejë, ngase e ka pasur mik Jusuf Gërvallën. Hamiti për 27 vite me përkushtim dhe dashuri të madhe e mban gjallë fjalën shqipe atje në mërgatë. Ajo është përkrahur shumë nga bashkëshortja Nexhmija, e cila i ka qëndruar përherë krah. Ai shprehet për gazetën se nxënësve u flet shumë për Haxhi Zekën dhe kolosët tjerë të kombit, për Jusufin e Kadriun dhe Bardhoshin dhe se si ishte jeta në robëri. “Për 27 vite më radhë shkolla e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në  Dysedorf,  por edhe në mbarë Gjermaninë dhe shtete e  bashkimit Evropian ishte shkollë mbarëkombëtare”, thotë Hamiti. “Ne në Diasporë  ia dolëm që të bëjmë bashkimin kombëtar të fëmijëve tanë  para se të bashkohemi edhe si shtete në Evropën e bashkuar”, shprehet ai. .(Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)