Shoqata e transportuesve nesër bllokon stacionin në Prishtinë

  • 02 August 2015 - 17:11
Shoqata e transportuesve nesër bllokon stacionin në Prishtinë

Në një letër dërguar institucioneve shtetërore shoqata ankohet se kombibusët ilegalë janë duke i dëmtuar kompanitë e autobusëve nga regjioni i Mitrovicës.

Duke parë se kërkesat e tyre nuk po merren parasysh Shoqata e Autobusëve nga regjioni i Mitrovicës tanimë kanë vendosur për bllokimin e stacionit autobusëve në Prishtinë duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit, shkruan arbresh.info.

Në mesazhin dërguar medieve ata shkruajnë:

“Ju njoftojmë se nesër nga ora 8 në mëngjes ne shoqata e transportuesve regjioni Mitrovicë do ta bëjmë bllokimin e stacionit të autobusëve në Prishtinë me autobusët e të gjithë operatorëve që operojnë në relacionin Mitrovicë-Vushtrri-Prishtinë faleminderit për mirëkuptim”, thuhet në njoftim.