Shqiptari që ka humbur gjithçka nga një kredi e ish-gruas: Mbeta në rrugë, humba familjen

  • 02 August 2015 - 17:17
Shqiptari që ka humbur gjithçka nga një kredi e ish-gruas: Mbeta në rrugë, humba familjen

Ka humbur gjithçka nga mashtrimi që i është bërë me një kredi prej 20 milionë lekësh të vjetra, të marra në emrin e tij nga ish-gruaja, në një bankë të nivelit të dytë. Pavarësisht kësaj, ai ende nuk e ka humbur shpresën për drejtësi.

Kjo është historia e Mit`had Spadës, 62­vjeçarit nga Shkodra, që prej tetë vitesh jeton rrugëve të Shkodrës.

“Në vitin 2007 bashkëshortja ime ka marrë 20 milionë lekë në një bankë të nivelit të dytë. I ka marrë për të ndërtuar shtëpinë e ish­të fejuarit të vajzës. Deri në vitin 2008 unë nuk kam ditur asgjë, vetëm kur më ka ardhur përmbarimi brenda”, shprehet Mit`hadi për News 24.

Në zyrat e redaksisë së “News24”, 62­vjeçari kërkon nga kryeministri që ta ndihmojë dhe t`i japë zgjidhje për problemin që ka.

“Unë të vetmen shprese e kam tek kryeministri. Pasi është ai që ka folur për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, kërkoj nga kryeministri që të vë dorë në këtë çështje meqë këta kanë bërë pisllëqe dhe poshtërsira”, thotë Mit`hadi.

Njerëz të korruptuar i cilëson ai prokurorët dhe gjyqtarët e Shkodrës të cilët pavarësisht se janë vënë në dijeni të abuzimit në emër të tij, ata përsëri kanë mbrojtur shkelësit e ligjit të veshur me pushtet.

“Unë nuk kam qenë i sinjalizuar as nga banka , as nga zyrat e përmbarimit. Mua ma kanë thyer shtëpinë. Jam gjithë këto vite pa shtëpi”, rrëfen ai. “Kredia u mor nga ish­gruaja në mënyrë që ish­i fejuari i vajzës të bënte shtëpinë. Lekët i morën, shtëpinë e ndërtoi, vajzën ma la e unë humba gjithçka: shtëpinë, gruan e familjen. Tashmë mbetem në shpresën e një drejtësie të munguar”, mbyll rrëfimin e tij, 62­vjeçari nga Shkodra.