Forcat ruse të sigurisë likuidojnë tetë terroristë (Foto)

  • 02 August 2015 - 17:30
Forcat ruse të sigurisë likuidojnë tetë terroristë (Foto)

Këshilli anti-terrorizëm në Rusi, ka njoftuar se tetë militantë që së fundmi janë bërë pjesë e organizatës terroriste ISIS, janë vrarë nga Forcat për Siguri të Rusisë.

“Sipas informacioneve nga forcat e sigurisë, militantët e neutralizuar së fundmi ishin betuar në besnikëri ndaj Shtetit Islamik”, ka njoftuar këshilli.

Ndërkaq, mes të vrarëve thuhet të jetë edhe një nga ideatorët e sulmit terrorist në kryeqytetin çeçen, Grozny ne vitin 2014, Adam Tagilov.