Fadil Beka i thotë nesër PO Speciales?

  • 02 August 2015 - 17:39
Fadil Beka i thotë nesër PO Speciales?

Deputeti i PDK-së, Fadil Beka, për dallim nga hera e kaluar, në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ai do të jetë pro themelimit të Gjykatës Speciale.

“Vota ime shkon konform qëndrimit të Partisë Demokratike dhe konform qytetarëve dhe interesave të Shtetit të Kosovës”, ka thënë Beka, për Gazetën Express.

Herën e fundit, kur dështoi kalimi i Gjykatës Speciale në Kuvend, Beka kishte votuar kundër, së bashkë me deputetët tjerë të PDK-së: Rafet Ramën, Raif Qelën, Xhevahire Izmakun, Nait Hasanin, Fadil Demakun e Ganimete Musliun. Këta tre të fundit kanë thënë se nuk do të ndryshojnë fare qëndrim sa i përket Gjykatës Speciale.

Edhe deputetja Flora Brovina ka thënë se të hënën do të abstenojë ose do të dalë kundër Gjykatës Speciale.