Vetëm gjysma e nevojave përmbushen me gjak

  • 02 August 2015 - 19:32
Vetëm gjysma e nevojave përmbushen me gjak

Tahiri: Kemi vullnetarë, por jo në masën sa t'i përmbushim nevojat

Aktualisht, me dhurimin e gjakut që realizohet, nuk mund të përmbushen as gjysma e nevojave për gjak, ndërsa mjekët shpesh detyrohen që me reagime emergjente t'u kërkojnë familjarëve gjak shtesë për ndonjë ndërrim apo metodë tjetër në mënyrë që të shpëtohen pacientët

Nevojat për doza gjaku në spitalin e Ferizajt janë përherë evidente, e veçanërisht gjatë muajve të verës, kur në kohë pushimesh aktivitetet e njerëzve janë më të rralluara.

Në njësinë e Transfuzionit të gjakut në Spitalin e Ferizajt thonë se po përballen me vështirësi, sa i përket sigurimit të dozave rezervë të gjakut, të cilat u nevojiten pacientëve me nevoja të ndryshme në repartet e spitalit.

Krijimi i një fondi rezervë të këtyre dozave varet kryekëput nga dhurues vullnetarë të gjakut, të cilët janë në numër simbolik. Mjekët nga kjo njësi thonë se po mbijetojnë edhe falë dhurimit të gjakut nga familjarët e atyre që kanë nevojë për marrje gjaku. "Ne jemi një repart relativisht i ri dhe kemi sfida të natyrave të ndryshme , ndoshta edhe atë të mosinformimit të mjaftueshëm se këtu duhet të dhurohet gjaku për të shpëtuar jetën e atyre që janë të rrezikuar. Po punojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë përherë për një përsosje të punës në radhë të parë që t'i informojmë qytetarët se këtu dhurohet dhe merret gjaku në bazë të nevojave", thotë doktoresha Hatixhe Tahiri, transfuziologe në Spitalin e Ferizajt.(Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)