Drogë në furgonin e linjës Kakavijë-Berat, arrestohet 12-vjeçari

  • 02 August 2015 - 19:50
Drogë në furgonin e linjës Kakavijë-Berat, arrestohet 12-vjeçari

Një 12-vjeçar është vënë në pranga gjatë ditës së sotme pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme droge.

Minoreni po udhëtonte me një furgon të linjës Kakavijë-Berat dhe posedonte 380 gramë lëndë narkotike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Morovë dhe policia ka bërë shoqërimin në komisariat të minorenit ndërsa po heton për kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.