Për OVL të UÇK-së, ata që e votojnë Specialen janë “tradhtarë të kombit”

  • 02 August 2015 - 20:50
Për OVL të UÇK-së, ata që e votojnë Specialen janë “tradhtarë të kombit”

Qenë bërë shumë thirrje për të kundërshtuar formimin e Gjykatës Speciale nga përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, janë organizuar edhe protestat. Por, këtë herë kjo kategori është më e qetë.

Kryetari i OVL-së të UÇK-së, Xhavit Jashari, thotë se janë më të qetë sepse kanë besim te deputetët të cilët votuan kundër krijimit të kësaj gjykate, raporton KTV.

Sipas Jasharit, nëse të hënën kalojnë këto ndryshime kushtetuese në Kuvend, atëherë ata si përfaqësues të ushtareve të UÇK-së do marrin masa radikale.

Jashari përsërit edhe njëherë se nuk duhet të votohet kjo gjykatë nga deputetët, sidomos atyre që kanë marrë besimin e tyre në zgjedhjet e fundit, sepse në të kundërtën, sipas tij, ata do jenë “tradhtarët e kombit”.