Derisa e gjithë bota po festonte, këta kosovarë e pësuan keq

  • 01 January 2018 - 10:47
Derisa e gjithë bota po festonte, këta kosovarë e pësuan keq

Sfida më e madhe për Policinë e Kosovës përgjatë këtij viti ishte pikërisht numri i madh i aksidenteve, nga të cilat shumë persona humbën jetën.

Por përderisa mbrëmë shumë festuan, pas orës 12 të natës në vend u shënuan pesë aksidente trafiku deri në ora 03:00.

Nga këto pesë aksidente siç mëson, njëri u shënua në rrugën e Gjilanit, në daljë të rrugës kurse një tjetër në Lupq të Podujevës.

Gjithashtu aksidenti tjetër ka ndodhur në Vranjevc, ku sipas burimeve të medias online, vozitësi është arritur të kapet nga Policia pasi kishte tentuar të ikte pas momentit që goditi këmbësorin.

Aksidentet kanë vazhduar me një tek Banka Qendrore në Qendër të Prishtinës si dhe një tek Ura e Gjilanit, në daje të Prishtinës.

Duhet shtuar që Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes në trafik shumë herë përgjatë vitit që lam pas.

(Kosova Sot)