Një avion rrëzohet në Kosta Rika, vdesin të gjithë pasagjerët - Lajme - Kosova Sot
Një avion rrëzohet në Kosta Rika, vdesin të gjithë pasagjerët

Një avion rrëzohet në Kosta Rika, vdesin të gjithë pasagjerët

Një aeroplan charter është rrëzuar në pyjet ekuatoriale të Costa Rica-s, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave që ndodheshin në bord.

Në avion ndodheshin 12 persona, pjesë e kompanisë Nature Air.

Mjeti ka marrë flakë ndërsa ishte sipër pyjeve të zonës Guanacaste.

Ministria e Brendshme nuk bëri të ditur shkaqet e tragjedisë ndërsa theksoi se ka nisur një hetim të hollësishëm për ngjarjen.

(Kosova Sot)

6 orë e 31 minuta më parë
20/07/18