Lista Serbe voton pro Speciales e kundër Ushtrisë së Kosovës

  • 02 August 2015 - 21:17
Lista Serbe voton pro Speciales e kundër Ushtrisë së Kosovës

Lista Serbe do të jetë nesër prezentë në Kuvendin e Kosovës, për të votuar pro themelimit të Gjykatës Speciale.

Përfaqësuesi i Listës Serbe dhe zëvendëskryeministri Branimir Stojanovic, tha se Gjykata Speciale nuk e prishë imazhin e Kosovës. Ai i tha Klan Kosovës se shpresojnë se nesër do të votohet pro themelimit të Speciales.

“Është shumë e rëndësishme që ta kryejmë këtë obligim. Do të jemi prezent nesër. Nuk e dimë nëse do të kalojë apo jo, por shpresojmë se po”, ka thënë ai.

Ndërkaq për themelmin e Ushtrisë së Kosovës, ai ka thënë se Lista Serbe do të votojë kundër, por se ka shtuar se “do të bisedohet për këtë”.