"I dehur nga festa", dru kokës policit

  • 01 January 2018 - 11:40

Një 28-vjecar u arrestua në mbrëmje nga policia e Fierit, pasi ka goditur me dru një efektiv të uniformave blu duke e kundërshtuar atë në punën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë Klaudi Mukaj, 28 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Sheq i Madh”, ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me sende të forta (dru), punonjësin e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier.

Policia thotë se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik".

(Kosova Sot)