Thikë pas shpine, Kina ‘kapet’ duke i shitur naftë kontrabandë Koresë së Veriut në det (VIDEO)

  • 01 January 2018 - 12:08
Thikë pas shpine, Kina ‘kapet’ duke i shitur naftë kontrabandë Koresë së Veriut në det (VIDEO)

Satelitët ushtarakë amerikanë kanë kapur Kinën me “presh në dorë”, duke i shitur ilegalisht naftë Koresë së Veriut. Sipas siti koreanojugor Chosun “dy anije kineze tregtojnë ilegalisht naftë duke e kaluar në anijet koreane, për të shmangur sanksionet”.

Ky akt është kapur të paktën 30 herë që nga tetori.

Sipas burimeve qeveritare të Koresë së Jugut, satelitët kanë fotografuar anije të mëdha kineze dhe koreanoveriore duke bërë tregti ilegale nafte në një pjesë të Detit të Perëndimit, më pranë Kinës se Koresë së Jugut.

Fotot satelitore tregojnë madje edhe emrat e anijeve. Një burim qeveritar tha se “ne duhet të fokusohemi mbi faktin që tregtia ilegale e nisur pas Rezolutës së Këshillit të Sigurisë së OKB-së në shtator që i vuri kapakun importimit të prodhimeve të naftës nga ana e Koresë së Veriut”.

Departamenti i Thesarit i SHBA vendosi gjashtë kompani transporti e tregtare koreanoveriore dhe 20 anije të tyre në listën e sanksioneve më 21 nëntor, kur publikoi imazhe nga satelitët spiunë të marra më 19 tetor që tregojnë një anije me emrin Ryesonggang 1 të lidhur me një anije kineze.

 

(Kosova Sot)