Sulmet terroriste që ndodhën në vitin 2017

  • 01 January 2018 - 12:47
Sulmet terroriste që ndodhën në vitin 2017

Shumë persona kanë humbur jetën nga këto sulme duke lënë botën kështu të shqetësuar dhe me shumë frikë

1 janar: Stamboll, Turqi

Një sulmues nga Uzbekistani ka hyrë në një klub nate ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka vrarë 39 njerëz.

22 mars: Ura Westminster, Londër

Një person me makinë godet kalimtarët e rastit – katër njerëz mbesin të vrarë dhe një polic i therur me thikë.

3 prill: Shën Petersburg, Rusi

Një bombë shpërthen në metro nga e cila mbesin të vrarë 15 persona.

Image result for sulmi ne Shën Petersburg, Rusi

7 prill: Stokholm, Suedi

Sulmuesi godet kalimtarët me kamion duke lënë të vdekur katër persona.

Image result for sulmi në Stokholm

22 maj: Manchester, Britani e Madhe

Një sulmues ka hyrë në turmën e njerëzve gjatë një koncerti të këngëtares Ariana Grande duke lënë të vdekur 22 persona.

Image result for sulmi ne  Manchester

3 qershor: Londër, Britani e Madhe

Tre militant të grupit IS kanë goditur kalimtarët në London Bridge dhe më pas kanë filluar të sulmojnë më thikë njerëzit. Tetë persona kanë mbetur të vdekur.

Image result for sulmi në Londër

24 korrik: Kabul, Afganistan

Një veturë më eksplozivë vret 31 persona.

Image result for sulmi ne Afganistan

17 gusht: Barcelonë dhe Cambrils, Spanjë

Sulmuesi goditi këmbësorët në Barcelonë – 13 persona mbetën të vrarë. Nëntë orë pas sulmit në Barcelonë sulmues të tjerë të grupit të njëjtë hynë me kamion në një pushimore ku një femër u vra.

Image result for sulmi ne Barcelonë dhe Cambrils

1 tetor: Las Vegas, SHBA

Një person ka gjuajtur me armë zjarri nga dhoma e tij e hotelit drejtë pjesëmarrësve në një koncert dhe ka vrarë 59 persona.

Image result for sulmi ne Las Vegas

31 tetor: New York, SHBA

Sulmuesi godet me veturë këmbësorët dhe çiklistët duke lënë të vdekur tetë persona.

Image result for sulmi ne New York

24 nëntor: Sinai, Egjipt

Sulmohet një xhami me eksplozivë dhe armë gjatë lutjeve të së premtes më shumë se 300 persona humbën jetën.

(Kosova Sot)