Kosova, shteti i paradokseve: Familjet Obërtinca, emërtojnë dhe privatizojnë rrugën publike

  • 02 August 2015 - 21:25
Kosova, shteti i paradokseve: Familjet Obërtinca, emërtojnë dhe privatizojnë rrugën publike

Familjet Obërtinca nga Lismiri i Fushë Kosovës, që jetojnë në një parcelë prej më shumë se dy hektarësh, kanë vënë përskaj rruge një shenjë, në të cilën thuhet se rruga në atë lagje është pronë private. Madje, edhe rrugën e kanë emërtuar pa konsultimet e organeve komunale, raporton KTV.

Banorët që jetojnë në këtë rrugë nuk kanë pranuar të flisnin para kamerës, por kanë thënë se që nga vitet ‘60-të të shekullit të kaluar e kanë mbi vete këtë pronë dhe aty jetojnë vetëm familjarë e kushërinj me po të njëjtin mbiemër.

Përveç mbishkrimit se rruga është pronë private, ajo është emërtuar në emër të njërit prej anëtarëve të këtyre familjeve.

Zyrtarë nga Komuna e Fushë-Kosovës kanë konfirmuar se rruga është emërtuar krye në vete. Ndërkaq, çdo pronë private duhet t’i nënshtrohet legalizimit.

Jo zyrtarisht mësohet se rruga nuk figuron si pronë private në kadastrën komunale të Fushë- Kosovës, pasi edhe asfaltimi i saj është bërë nga vetë Komuna.