Meha: Moszbatimi i ligjit favorizon monopolet

  • 01 January 2018 - 14:18
Meha: Moszbatimi i ligjit favorizon monopolet

Eksperti fushës së financave i shkolluar në Angli, Xhevat Meha, për gazetën "Kosova Sot" tha se krijimi i monopoleve, kapja e shtetit, dhe puna e tillë e institucioneve për zbatim të ligjit çfarë e kemi në Kosovë, nuk janë rastësi, janë pjesë e tërësisë së sistemeve të instaluara nga Serbia në Kosovën e pasluftës së fundit përmes rrjetit të spiunëve. "Përderisa Serbia mban në funksion platformën e moszbatueshmërisë së ligjit, cilido sistem që tentohet të instalohet dhe që ka për bazë platformën e zbatueshmërisë së ligjit nuk funksionon. Ndarjet buxhetore për institucionet përgjegjëse për zbatueshmëri të ligjit në Projektligjin buxhetor për vitin 2018, të miratuar në lexim të parë, kanë një rritje, mirëpo kjo rritje nuk është e mjaftueshme", potencoi ai. "Rritja e shpenzimeve buxhetore për këto institucione nuk siguron ndërrimin e platformës së moszbatueshmërisë së ligjit me platformën e zbatueshmërisë së ligjit, maksimumi që mund të sigurojë është që platforma e moszbatueshmërisë së ligjit të marrë disa goditje dhe atë vetëm nëse përcillet edhe me veprime shtesë që rrisnin përgjegjësinë dhe llogaridhënien e të punësuarve në këto institucione", u shpreh Meha. 

(Kosova Sot)