Temperaturat sot në fshatin më të ftohtë në Tokë (FOTO)

  • 01 January 2018 - 15:00
Temperaturat sot në fshatin më të ftohtë në Tokë (FOTO)

Nëse mendoni se është ftohtë aty ku jeni për momentin, atëherë fshati Oymyakon në Rusi do t’jua ndryshojë mendjen.

Me një temperaturë mesatare gjatë janarit prej -50C, nuk është çudi që ky vend cilësohet si vendi më i ftohtë në Tokë.

I njohur edhe si “Poli i të Ftohtit”, temperatura më e ftohtë që u shënua ndonjëherë në Oymyakon ishte -72.2C.

E nëse mendoni se sot e keni ftohtë, në Oymyakon aktualisht temperaturat janë -38 gradë celcius.

Image

 

(Kosova Sot)