Tentim vrasje në Prishtinë, viktima përfundon në QKUK ndërsa i dyshuari në arrati
Një person është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor pasi që i njëjti është qëlluar me armë zjarri nga një person.
Tentim vrasja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë të shtunën në ora 23 e 10 minuta.
Policia e Kosovës sot njofton se i dyshuari i këtij rasti ende ndodhet në arrati ndërsa viktima gjendet nën përkujdesje të policisë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.
(Kosova Sot)