Dita e parë e 2018 sjell shtrenjtimin e paketave të cigares, ja sa është rritur çmimi - Lajme - Kosova Sot
Dita e parė e 2018 sjell shtrenjtimin e paketave tė cigares, ja sa ėshtė rritur ēmimi

Dita e parė e 2018 sjell shtrenjtimin e paketave tė cigares, ja sa ėshtė rritur ēmimi

Nga sot, qytetarët do të paguajnë me 7 lekë më shtrenjtë 1 paketë duhan. Ky është vetëm një nga ndryshimet që sjell paketa fiskale 2018.

Niko Lera, drejtor i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave thotë se sektori që gëzon më shumë lehtësi fiskale është turizmi, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm. Resortet dhe hotelet me 4 dhe 5 yje, për vlerë investimi mbi 8 milionë euro nuk do të paguajnë tatim – fitim, për 10 vitet e para dhe përjashtohen nga pagesa e taksës së infrastrukturës.

Përjashtimet e taksave janë kritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që ka theksuar se qeveria nuk duhet të bëjë përjashtime preferenciale në taksa. Për këtë drejtori Lera ka një përgjigje.

Nga sot futen për herë të parë në zinxhirin e TVSH-së afro 9600 biznese me xhiro nga 2 milionë deri në 5 milionë lekë, një vendim që është kundërshtuar nga biznesi i vogël.

Nga 1 janari qeveria ul tatimin mbi të ardhurat për të gjitha bizneset e teknologjisë dhe informacionit, nga 15% në 5%. bëhet fjalë për ata që prodhojnë software me destinacion jashtë Shqipërisë, me qëllim që të nxitet ky sektor që prodhon për eksport.

Pjesë e paketës fiskale 2018 është edhe ndryshimi i taksës së pronës, por që do të nisë implementimin në muaj e mëvonshëm.

(Kosova Sot)

19 orë e 6 minuta më parë
21/01/18
aaaaaaaa