Në këtë ditë të kësaj jave pritet të bie borë në Kosovë

  • 01 January 2018 - 18:15
Në këtë ditë të kësaj jave pritet të bie borë në Kosovë

Vendi ynë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, vranësirat vende-vende do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kurse në vise të larta reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet  3-10 gradë Celsius.

Dita e hënë parashihet të jetë më e nxehta, kurse e enjtja më e ftohta. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja  me shpejtësi 1-7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 


(Kosova Sot)