Jeta e vështirë e fëmijës, mund të vdesë edhe nga gripi i thjeshtë - Lajme - Kosova Sot
Jeta e vështirë e fëmijës, mund të vdesë edhe nga gripi i thjeshtë

Jeta e vështirë e fëmijës, mund të vdesë edhe nga gripi i thjeshtë

Një djalë 10 muajsh, të cilit që nga lindja i mungon sistemi imunitar, është i detyruar që të jetojë në kushte të rrepta sanitare në shtëpinë e tij, nga e cila del vetëm kur i duhet që të shkojë te mjeku. 

Derisa kishte vetëm dy javë në këtë botë, Sebastian Romero u diagnostikua me imunodeficiencë të rëndë, të kombinuar (SCID), që është një çrregullim i rrallë gjenetik, e që nënkupton se organizmi i tij nuk ka qeliza që e mbrojnë atë nga infeksionet. 

Nëse të sëmurët nga kjo sëmundje ekspozohen ndaj çfarëdo sëmundjeje, bile edhe gripit apo flamës së thjeshtë, ata mund të vdesin. Kjo dmth se familja e Sebastianit nuk mund të pranojë mysafirë dhe duhet të përkujdesen që në shtëpi të mbretërojë një pastërti e madhe. Megjithatë, ata i mbanë shpresa se i biri i tyre do të përmirësohet, pasi që, muaj më parë, djalit të tyre iu transplantua palca ashtërore, e cila, sipas mjekëve, ka filluar me ndërtimin e sistemit imunitar. Their Texas home is completely sanitized and the older children, five and eight, must immediately shower and change their clothes when they come home from school 

Nëna e djalit, Blanca Romero, 33 vjeçe, thotë se, sapo të hyjnë në shtëpi, nga puna, apo shkolla, anëtarët e tjerë të familjes bëjnë dush dhe i ndërrojnë rrobat, në mënyrë që të mos e rrezikojnë Sebastianin e vogël me ndonjë sëmundje. Analizat që iu bënë pak ditë para lindjes, treguan se Sebastiani kishte nivele tepër të ulëta të qelizave T dhe B, të cilat ofrojnë mbrojtje nga infeksioni. Meqë ky çrregullim gjenetik lidhet me kromozomin X, atëherë sëmundja paraqitet vetëm te djemtë, kurse vajzat (të cilat kanë dy kromozome X, njërin të shëndoshë), mund të jenë vetëm bartëse të sëmundjes, por vet nuk sëmuren. 

Transplantimi i palcës ashtërore është shërimi i vetëm, i njohur për këtë sëmundje. Në palcën ashtërore formohen qelizat e gjakut. Palcën ia dha e ëma, meqë analizat treguan se ajo ishte donatore e përshtatshme. 

Ajo tregon se, përkundër problemeve me shëndet, Sebastiani është një bebe e gëzuar dhe buzëqeshë shumë. 

Sebastiani merr antibiotikë tri herë në javë, me qëllim të parandalimit të infeksioneve. Në fushat e tjera, ai është duke u zhvilluar normalisht, sikur edhe çdo fëmijë i moshës së tij.

Sebastian is pictured with his father Emil, 35 Mother Blanca Romero, 33, told Daily Mail Online that he is starting to develop infection-fighting cells after he received a bone marrow transplant in MaySince the bone marrow transplant, Sebastian has produced more than 400 T cells which will build his immune system and fight off infection

(Kosova Sot)

19 orë e 47 minuta më parë
19/04/18