Rrëfimi real pas filmit “All the Money in the World”

  • 01 January 2018 - 19:05
Rrëfimi real pas filmit “All the Money in the World”

Rrëfimi i tmerrshëm rreth rrëmbimit të nipit (djalit të djalit) të miliarderit j Paul Getty, ku ai u mbajt në rrëmbim për pesë muaj, ka shërbyer si frymëzim për regjisorin Ridley Scott që ta bëjë filmin e ri, “All the Money in the World”.

J. Paul Getty III kishte vetëm 16 vjet dhe jetonte në Itali, kur më 10 korrik të vitit 1973 ai u rrëmbye nga mafia, derisa kthehej nga një mbrëmje të kaluar me miqtë. Ai ishte futur në një kamionçinë dhe ishte dërguar në jug të Italisë, në Kalabri. Mafiozët kërkonin 17 milionë dollarë nga familja e djalit, nëse donin që t’ua kthenin atë shëndosh e mirë. 

Prindërit e djalit, nëna Gail Harris dhe babai, J. Paul Getty Jr, ishin përjashtuar nga trashëgimia e familjes, prandaj ata e lutën J. P Getty nëse ai mund t’ua jepte rrëmbyesve këto para. Asokohe, J Paul Getty kishte një pasuri afër 2 miliardë dollarë, gjë që e bënte atë jo vetëm njeriun më të pasur në botë, por edhe në tërë historinë njerëzore. Hard no: The boy's grandfather J Paul Getty was worth close to $2 billion thanks to his oil fortune at the time, but refused to pay any ransom

Por, përkundër kësaj pasurie përrallore, J Paul Getty refuzoi që t’i paguante paratë, duke thënë se, po t’i paguante këto para, atëherë edhe nipat dhe mbesat e tij të tjera do të rrezikoheshin nga rrëmbimi. 

“Nëse tani paguaj qoftë edhe një dollarë, do të m’i rrëmbejnë të gjithë 14 nipat dhe mbesat e mia”, iu kishte thënë ai gazetarëve. Plaku e kishte përjashtuar të birin (dmth babanë e të të rrëmbyerit) nga trashëgimia, për shkak se ai ishte përdorues i drogës dhe droga kishte ndikuar që ai ta linte biznesin familjar. Ishte gruaja e tij, pra reja e plakut, Gail, e cila edhe pse ishte ndarë nga burri, nuk hezitoi që t’i bënte presion plakut, ish vjehrrit të saj, që t’ua jepte rrëmbyesve paratë që ata i kërkonin. Por, u desh që të kalonin katër muaj derisa u paguan paratë. Në ndërkohë, rrëmbyesit treguan se deri ku ishin të gatshëm që të shkonin. Në nëntor rrëmbyesit ua dërguan familjarëve një pako, me fjalët: “Ky është veshi i Paulit. Nëse nuk na i jepni paratë brenda 10 ditësh, atëherë do të arrijë edhe veshi tjetër. me një fjalë, do t’ua dërgojmë copa-copa”. Kësaj here rrëmbyesit kërkonin vetëm 3.2 milionë dollarë. Por, gjyshi i djalit filloi ‘pazarllëqet’ me rrëmbyesit dhe ata u morën vesh që ai t’ua paguante 2.2 milionë dollarë. Paratë u paguan, djali u la afër një pompe karburantesh dhe, më pas, në lidhje me këtë rast, u arrestuan nëntë persona, por vetëm dy prej tyre u dënuan. Paratë e paguara nuk u gjetën kurrë, përkundër përpjekjeve të policisë. 

Po ashtu, kur nipi i telefonoi gjyshit, nga Italia, që ta falënderonte, gjyshi nuk pranoi të fliste me të. Pushed aside: he Gettys and Italian police believed that the boy was faking the kidnapping to get money because he and Gail were cut off from the family fortune (Gail and her son in April 1974 after speaking with police about the case) 

(Kosova Sot)