Vendet më të mira për të bërë biznes dhe karrierë në SHBA

  • 02 August 2015 - 22:22
Vendet më të mira për të bërë biznes dhe karrierë në SHBA

‘Forbes’ i ka llogaritur statistikat e 401 zonave në SHBA, duke nxjerrë shtetet më të përshtatshme për biznes dhe karrierë, si dhe vendet më të këqija për një gjë të tillë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të këndellen nga Recesioni i Madh, që kishte goditur në fund të viteve të 2000-a. Prodhimi Kombëtar Bruto ka mbërritur në 2.2 për qind pasi kishte pësuar rënie në vitin 2008 dhe 2009. GNP-ja kishte rënë për 0.7 për qind në çerekun e parë të vitit 2015 për shkak të dollarit të fuqishëm dhe moti i krimbur. Mirëpo, xhepat e amerikanëve kanë filluar të lulëzojnë duke iu falënderuar fuqisë punëtore, që është shumë tërheqëse dhe kostos së arsyeshme të biznesit, transmeton Kosova Sot. 

‘Forbes’ i ka llogaritur statistikat e 401 zonave në SHBA, duke nxjerrë shtetet më të përshtatshme për biznes dhe karrierë si dhe vendet më të këqija për një gjë të tillë.

Denveri është në vend të parë, për herë të parë, duke u ngjitur atje nga vendi i katërt, ku ka qenë në vitin 2014. Kjo zonë, që është shtëpi e 2.8 milionë njerëzve, është e njohur për ekonominë e larmishme, fuqinë e edukuar punëtore si dhe mundësive të pafundme. Si rrjedhojë, shumë kompani po e zgjedhin Denverin për t’i hapur selitë e bizneseve të tyre.

Më poshtë mund t’i shihni vendet më të përshtatshme për biznes e karrierë në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1. Denver, Kolorado

Popullsia: 2,761,000 banorë

Prodhimi bruto: 156.2 miliardë euro

Rritja e parashikuar: 3.5%

Rritja e vendeve të punës ka qenë një gjë që është zhvilluar me një trend të përshpejtuar në pesë vjetët e fundit, duke u rritur për 2.3 për qind në vit dhe si rrjedhojë, vendet e punës është bërë njëri prej faktorëve më të rëndësishëm në ngjitjen e Denverit në vendin e parë në këtë listë.

Image

2. Ralej, Karolina Veriore

Popullsia: 1,245,800

Prodhimi bruto: 58.1 miliardë euro

Rritja e parashikuar: 4.9%

Ralej ka rënë për një pozitë në këtë vit, pasi që një vit më herët ka qenë në pozitën e parë. Një gjë interesante për këtë zonë është që në më shumë se një dekadë, ai nuk është larguar nga tri pozitat e para.

Image

3. Portland, Oregon

Popullsia: 2,352,700 banorë

Prodhimi bruto: 137.1 miliardë euro

Rritja e parashikuar: 7.3%

Ekonomia e Portlandit pritet që të zhvillohet tej mase gjatë tri viteve të ardhshme dhe trendi i pritur i zhvillimit, prej 7.3 për qind, e rëndit Portlandin në vendin e tretë sa i përket rritjes së parashikuar.

Image

4. Provo, Juta

Popullsia: 572,900 banorë

Prodhimi bruto: 18.2 miliardë euro

Rritja e parashikuar: 6.5%

Hapja e vendeve të reja të punës në Provo të Jutës është 3.5 për qind, e dyta në mbarë SHBA-në, ndërsa kostoja e bizneseve është për 18 për qind më e ultë sesa mesatarja e SHBA-së.

Image

5. Atlanta, Gjeorgji

Popullsia: 5,626,000 banorë

Prodhimi bruto: 270.6 miliardë euro

Rritja e parashikuar: 3.9%

Ekonomia e Atlantës është e shtata më e madhe në SHBA dhe mundësitë për punësim janë shumë të mira.

Image

6. Sietëll, Uashington

Popullsia: 2,844,200 banorë

Prodhimi bruto: 217.1 miliardë euro

Rritja e parashikuar: 3.6%

Njëri prej indikatorëve më të rëndësishëm për renditjen kaq të lartë të Sietëllit është fakti që në këtë vend e kanë bazën shumë kompani të mëdha, si ‘Microsoft’, ‘Amazon’ dhe ‘Starbucks’.

Image

7. Sollt-Llejk-Siti, Juta

Popullsia: 1,155,200 banorë

Prodhimi bruto: 65.4 miliardë euro

Rritja e parashikuar: 4.9%

Numri i vogël i papunësisë në këtë zonë është njëri prej faktorëve kryesor pse ky vend relativisht i vogël është renditur në pozitën e shtatë të listës së ‘Forbes’-it.

Image

8. Indianapolis, Indiana

Popullsia: 1,973,600 banorë

Prodhimi bruto: 100.8 miliardë euro

Rritja e parashikuar: 4.7%

Për shkak të përmirësimit të ekonomisë, sidomos punësimit, Indianapolisi është ngritur për katërmbëdhjetë pozita.

Image

9. Uarren, Miçigan

Popullsia: 2,532,500 banorë

Prodhimi bruto: 122.6 miliardë euro

Rritja e parashikuar: : 2.6%

Hapja e vendeve të reja të punës është rritur për mesatarisht 2.4 për qind në pesë vjetët e fundit, duke ndikuar më së shumti që ky vend të ngrihet në pozitën e nëntë për këtë vit.

Image

10. Fort-Kollins, Kolorado

Popullsia: 325,300 banorë

Prodhimi bruto: 14.5 miliardë euro

Rritja e parashikuar: : 4.3%

Pothuajse të gjithë në Fort-Kollins kanë diplomë të shkollës së mesme. Në fakt, 95 për qind e njerëzve të rritur, e kanë të përfunduar shkollimin e mesëm, që e bëjnë këtë vend të tretin në mbarë SHBA-në.

Image

(Kosova Sot)