Shpërthimi i fishekzjarreve del nga kontrolli, varka përfshihet nga flakët (Video)

  • 01 January 2018 - 19:56
Shpërthimi i fishekzjarreve del nga kontrolli, varka përfshihet nga flakët (Video)

Një varkë e mbushur me fishekzjarre ka shpërthyer përpara spektatorëve të shokuar.

Mijëra njerëz ishin mbledhur në bregun e detit në Terrigal për të parë spektaklin e mbrëmjes kur varka mori flakë papritmas.

Dy teknikë të fishekzjarreve në varkë u detyruan të hidheshin në ujë dhe të notonin për të shpëtuar jetën tyre kur fishekzjarret filluan të shpërthejnë.

Video shokuese është filmuar nga një spektator dhe kapi momentin kur një zhurmë e madhe u dëgjua nga varka, duke u shoqëruar më pas me britmat e turmës së madhe duke i detyruar që të evakuoheshin.

Fishekzjarret filluan të shpërthejnë në mënyrë të papritur. Brenda pak sekondash, varka u mbulua me tym e më pas nga flakët.

(Kosova Sot)