Moti për ditët në vazhdim

  • 02 August 2015 - 22:29
Moti për ditët në vazhdim

Gjatë ditëve të para të javës parashikohet të mbajë mot pjesërisht i vranët, me zhvillime të shtrëngatave me shi. Prishtina Weather, raporton se reshjet dhe shtrëngatat mund të jenë më intenzive ditën e hënë, ku priten mundësi edhe për breshër, ndërsa të martën dhe të mërkurën shtrëngatat dhe të reshurat do të jenë të izoluara dhe do të paraqiten kryesisht pasdite dhe në mbrëmje.

Temperaturat maksimale gjatë këtyre tri ditëve do të sillen nga 29C deri 32C, e ato minimale nga 17C deri 18C. Era do të fryejë nga verlindja 2-6m/s.

Nga dita e enjte pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat maksimale do të ngriten në 32C deri 34C, e ato minimale do të sillen nga 18C deri 19C. Era do të fryejë mesatarisht nga verilindja 4-11m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet rreth vlerave normale, e nga dita e enjte do të jetë në rritje.