Shqiptarët thyejnë rekordin në Itali!

  • 01 January 2018 - 20:45
Shqiptarët thyejnë rekordin në Itali!

Numri i të burgosurve në burgjet italiane është rritur.

 Më 2016 ishin 54 653, 4.8% më tepër se viti paraardhës. Shifra është bërë e ditur nga autoritetet italiane, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një sinjal që duhet monitoruar me vëmendjen.

Të burgosurit janë pothuajse të gjithë meshkuj, 95.8% e totalit, çereku (25.9%) janë toksikodipendentë, ndërkohë që një e treta, 18 621 persona, 34.1% e të burgosurve, janë të huaj.

Në renditjen e të huajve, vendin e parë e zënë marokenët, me 17.6%, ndjekur nga rumunët (14.6%) dhe shqiptarët, me 13% të numrit të të burgosurve të huaj në Itali.

(Kosova Sot)