Maqedonia jashtë BE-së edhe për shumë kohë…

  • 02 August 2015 - 22:48
Maqedonia jashtë BE-së edhe për shumë kohë…

Deklarata e fundit e kryeministrit, Nikolla Gruevski dëshmon se Maqedonia asnjëher nuk do ta zgjidh problemin me emrin me Greqinë dhe nuk do te integrohet në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Integrimi në BE dhe NATO, sipas Gruevskit do të ishte Ilindeni i tretë për Maqedoninë. Por procesi integrues sipas tij mbetet peng i krizës në Greqi, e cila tha se ka dëmtuar edhe ekonominë ka deklaruar Gruevski duke adresuar kritika ta fuqishme ndaj Greqisë.

“Kriza te fqiu jugor edhe neve na shkaktoi dëm, si ekonomik për shkak të afërsisë dhe lidhjes së ekonomive tona, ashtu edhe politikisht, parasëgjithash për shkak të defokusimit të plotë të fqinjit tonë nga zgjidhja e problemit tonë bilateral që për shtatë vite, pa të drejtë neve na kushton anëtarësim në NATO dhe tanimë lirisht mund të themi edhe anëtarësimin në BE. Sikur të mos kishte bllokadë të fillimit të bisedimeve më 2009, ne tanimë do të ishim anëtarë në BE”, tha Nikolla Gruevski.