Nokaj: Dogana po i mbyll sytë para kontrabandës

  • 02 January 2018 - 12:23
Nokaj: Dogana po i mbyll sytë para kontrabandës

Eksperti i Integrimeve evropiane në fushën e ekonomisë, analisti Ardian Nokaj thotë për "Kosova Sot', se tregu i derivateve të naftës kontrollohet nga mafia oligarkike dhe kjo tashmë edhe nuk përbën ndonjë lajm. "Por, ajo që nevojitet tash është kërkesa se duhet të përgjigjen kush po e lejon që nafta jocilësore nga Rusia po përfundon në Kosovë, ndaj para ligjit duhet nxjerrë figurat politike që janë të involvuara në këtë krim ekonomik, dhe kundër interesave shtetërore e kombëtare", u shpreh ai. "Pyetja që shtrohet është se përse po hesht Qeveria 'Haradinaj' dhe deri kur kosovarëve do t`u shitet nafta dhe derivatet e naftës ruse,edhe pse një gjë e tille është e ndaluar me vendim të Qeverisë. Përse dhe deri kur Dogana do t'i mbyllë sytë para naftës ruse që po hyn me letra të 'falsifikuara' dhe e njëjta po zhdoganohet përmes terminaleve doganore të lidhura me nëntokën", thekson analistit Nokaj.  

(Kosova Sot)