Dy persona theren me thikë në Gllogovc

  • 02 January 2018 - 13:08
Dy persona theren me thikë në Gllogovc

Një person nga Gllogovci ka raportuar në Polici se për shkaqe të pa njohura është sulmuar me një mjet të mprehtë –thikë nga i dyshuari.

Viktima është dërguar ne QKMF Gllogovc për tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë.

Lidhur me rastin ndihmë mjekësore ne QKMF Gllogovc ka kërkuar edhe një mashkull, i cili po ashtu është i lënduar me mjet te mprehtë –thikë dhe që dyshohet se personat e lënduar të jenë të përfshirë në të njëjtin rast. I dyshuari është në kërkim nga njësiti policor.

(Kosova Sot)