Vushtrri, ia djegin restorantin me benzinë

  • 02 January 2018 - 13:22
Vushtrri, ia djegin restorantin me benzinë

Policia raporton se në Vushtrri të dyshuar të panjohur me një kubëz betoni kanë thyer një dritare të lokalit (restorantit) pronë e ankuesit më pas të dyshuarit kishin gjuajtur brenda lokalit tri shishe me lëndë djegëse me ç’ rast lokalin e kishte përfshirë zjarri.

Sipas ankuesit zjarri kishte përfshirë një sallë të ahengjeve.

Nuk raportohet për të arrestuar e as të lënduar.

(Kosova Sot)