Hipi në tarracë për të hedhur fishekzjarret, kush është 16 vjeçari që vdiq natën e Vitit të Ri

  • 02 January 2018 - 13:25
Hipi në tarracë për të hedhur fishekzjarret, kush është 16 vjeçari që vdiq natën e Vitit të Ri

Klejdi Gjeta është i riu 16 vjeçar i cili gjeti ndjekjen nga një plumb qorr natën e ndërrimit të viteve.

DJALI-1

Mesnatën e 31 dhjetorit për të kaluar 1 janari i vitit të ri , Gjeta u ngjit në tarracën e shtëpisë për të hedhur fishekzjarrë, por që është gjetur me pas nga familjarët me një plage në kokë gjë që ka bërë të mos i mbijetojë jetës.

DJALI-2

Paraditen e sotme Policia e Kurbinit njoftoi për arrestimin e tre të rinjve të cilët dyshohet të kenë qëlluar me armë zjarri në lagjen “Sanxhaku” ku mori plumbin qorr edhe 16 vjeçari. Të tre kushërinjtë në lidhje farefisnore me njëri – tjetrin dyshohet që të kenë shkuar në lagje me një makinë tip Benz nga ku kanë shpërthyer në të shtënat me armë kjo për të celebruar ndërrimin e viteve.

(Kosova Sot)