Maloku: Kualitetin e derivateve të naftës po e prishin sasia e kontrabanduar në Veriun e Kosovës

  • 02 January 2018 - 13:40
Maloku: Kualitetin e derivateve të naftës po e prishin sasia e kontrabanduar në Veriun e Kosovës

Afaristi i derivateve të naftës Ramadan Maloku, pronar i kompanisë "Racional- Komerc",tha për "Kosova Sot', se nga kontrabanda e madhe, ku bën pjesë edhe nafta ruse, po prishet cilësia e derivateve të naftës. "Ndërsa, kjo dihet se po bëhet nga pjesa e Veriut të Kosovës dhe kjo është e dijshme botërisht, e tëra kjo po bëhet nga një pjesë e vogël e bizneseve, që e kanë njollosur sektorin e derivateve të naftës", u shpreh ai. "Kualitetin e derivateve të naftës në Kosovë po e prishin sasia e kontrabanduar në Veriun e Kosovës, por për fatin e mirë të qytetarëve tanë edhe sasi e naftës ruse po zvogëlohet nga dita në ditë. Në saje të bashkëveprimit të Policisë së Kosovës dhe Doganave të Kosovës, sasia është zvogëluar dukshëm", vlerësoi Maloku. 

(Kosova Sot)