Majlinda Klemendi shembull për Haradinajn e Qeverinë e tij! (Foto)

  • 02 January 2018 - 13:42
Majlinda Klemendi shembull për Haradinajn e Qeverinë e tij! (Foto)

Ambasadorja e Care for Kosovo Kids dhe njëherit kampionia botërore e xhudos, Majlinda Kelmendi, ka treguar edhe pjesën e saj humane duke u ndihmuar kështu fëmijëve të sëmur nga kanceri. 

Kelmendi ka shitur numrin me të cilin ka fituar Medaljen e Artë në Brazil.

“Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për Care for Kosova Kids, që të gjithë të kenë shans në jetë”, ka shkruar ajo.

Përkundër Kelmendit një gjest të tillë nuk kemi parë nga ana e Qeverisë të kryeministrit Haradinaj. Bile se Qeveria Haradinaj vendosi ta bëjë gjest human por jo për të tjerët por për veten duke dyfishuar kështu rrogat e kabinetit qeveritar, i cili veprim ngrit shumë debat.

Deklarata e plotë e Kelmendit: 

“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për ilaqet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bënë krenare.

Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për Care for Kosova Kids, që të gjithë të kenë shans në jetë. Shuma që dhuroni ju do të dyfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijet kosovarë do të sherohen me ndihmën tuaj”, ka shkruar Kelmendi.

(Kosova Sot)