Dy tërmete ndodhën pas mesnate

  • 02 January 2018 - 13:58
Dy tërmete ndodhën pas mesnate

Dy tërmete goditën sot zonën e Kilkisit, në Greqinë Verilindore, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës. Tërmeti i parë me magnitudë 4,0 ballë të shkallës Rihter ndodhi në orën lokale 00:13.

Epiqendra e tij ishte 28 kilometra në veriperëndim të Kilkisit, ndërkohë që tërmeti i dytë ra në orën lokale, 06:24. 

Ai ishte 25 kilometra në veriperëndim të kësaj zone apo 367 kilometra në veri të Athinës. 

Nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale.

(Kosova Sot)