130 mijë turistë kaluan festën e Vitit të Ri në Beograd

  • 02 January 2018 - 14:02
130 mijë turistë kaluan festën e Vitit të Ri në Beograd

Sipas drejtorit të qytetit të Beogradit, Goran Vesic, gati 130,000 turistë zgjodhën të kalonin festën e Vitit të Ri në Beograd

Kjo do të thotë se kryeqyteti serb ka arritur të grumbullojë në mes 24 dhe 30 milionë euro vetëm nga turistët, shtoi Vesic.

Faqja e internetit Beo-Info njoftoi të martën, se qyteti do të fillojë më 4 janar të organizojë një ngjarje të fëmijëve përpara Tempullit të Shën Savës, kushtuar Krishtlindjeve ortodokse serbe që do të festohet më 7 janar.

“Ndryshe nga viti i kaluar, kur programi ynë përfundoi më 1 janar, këtë vit do të vazhdojë deri në fund të muajit, ekskluzivisht për fëmijët”, tha zyrtari i qytetit.

(Kosova Sot)