Ekzekutohen katër xhihadistë në Egjipt

  • 02 January 2018 - 14:11
Ekzekutohen katër xhihadistë në Egjipt

Autoritetet e Egjiptit kanë ekzekutuar me vdekje sot edhe katër ekstremistë islamikë pasi që ata janë dënuar nga gjykata ushtarake për vrasjen e tre studentëve të Akademisë ushtarake në një sulm me bombë në vitin 2015.

Ekzekutimi  është bërë sot në burgun e qytetit Aleksandria me ç’ rast numri i të ekzekutuarve gjatë shtatë ditëve që shkuan është rritur në 19, transmeton Asociated Press.

(Kosova Sot)